Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka siguruar sot nga foltorja e parlamentit të gjithë qytetarët shqiptarë se pavarësisht thirrjeve dhe kërcënimeve të ndryshme, Shqipëria nuk do të destabilizohet.

Unë jam i bindur se të gjithë kërcënimet, të gjitha insinuatat, të gjitha përpjekjet për tu thënë shqiptarëve se nëse nuk hyn Partia Demokratike, jo se nuk e lëmë ne, por se nuk do vetë të hyjë në zgjedhje, këtu do të ndodhë ndonjë hata, janë thjeshtë dhe vetëm shprehje e frikës së të mbyturit që do t’i mbysë të gjithë. Por që, nuk ka shans, nuk ka shans të destabilizohet  më Shqipëria se nuk jemi në vitin 1997, se nuk ka rënë përtokë ekonomia e njerëzve si pasojë e pabesisë së shtetit, por ndërkohë e kundërta është e vërtetë. Edhe dje projeksioni i fundit i FMN-së e rendiste Shqipërinë ndër të parat në rajon për rritjen ekonomike.

Rama, akuzoi Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare se po përpiqet ta fusë Shqipërinë në rrugë paqartësie, por kjo nuk do të ndodhë.

Ne nuk negociojmë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që sanksionon lirinë dhe të drejtën e popullit për të zgjedhur dhe që i detyron partitë politike të paraqiten para popullit në datën e përcaktuar nga kushtetuta, ashtu sikundër ne nuk negociojmë mandatin dhe nuk abuzojmë me kontratën që kemi me popullin, e cila skadon në ditën e krijimit të qeverisë së re.

Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe për të goditur 18 Qershorin janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit, për të marrë peng procesin demokratik dhe  për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie ku pastaj gjithçka mund të ndodhë. Ndërkohë që dua të siguroj qytetarët se asgjë nuk do të ndodhë tjetër përveç asaj që përcakton kushtetuta si detyrim për përfaqësuesit e tyre për të shkuar në zgjedhje, të cilat do të gjykohen prej tyre,

” tha Rama.

Kryeministri tha se qeveria nuk është e gatshme të negociojë me Partinë Demokratike as qeverinë teknike dhe as datën e zgjedhjeve, por ai u shpreh i gatshëm për çdo ndryshim që mund të lehtësojë psikologjikisht PD.

“Kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo ndryshim në ligjin e zgjedhjeve apo çdo ligj tjetër të kësaj Republike që mund të lehtësojë psikologjikisht Partinë Demokratike për të hyrë në zgjedhje përballë shqiptarëve.”

/tvklan.al

***

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama

“Ne ndihemi krenarë çfarë kemi bërë me policinë e shtetit. Ne kemi akoma shumë për të bërë, policia pas 3 viteve është një autoritet e rilindur. Nëse e shohim sot policinë me sytë e 3 viteve më parë nuk ka asnjë ambicie, nëse e shohim me sytë tanë ka ende shumë për të bërë, policia sot është në një fazë të re për ambicie të reja. Kundër luftës se kanabisit, nëse i referohem shifrave ato janë elokuente dhe s’kanë nevojë për debat sepse në 3 vjet e gjysmë kemi nivelin më të ulët të vrasjeve, të grabitjeve me dhunë, dhe jemi në ulje të kriminalitetit të vogël. Sot policia ka një kapacitet shumë më të madh për të luftuar korrupsionin, krimin në vend. Por të kthehemi në aktualitetin politik sepse çdo ditë është përpjekje për dialog dhe për të hapur rrugën e arsyes tek lidhja e shkëputur me Partinë Demokratike dhe me disa parti të tjera. Nuk ka patur një ditë që të kemi një diskutim. Ne nuk negociojmë kushtetutën e Shqipërisë, nuk negociojmë mandatin që na ka dhënë populli, nuk negociojmë me kontratën që na ka dhënë populli i cili skadon në qershor. Ndërkohë që dua të sigurojë qytetarët se asgjë s’do të ndodhë përveç asaj që kërkon kushtetuta si detyrim. Ne jemi angazhuar qysh në fillim për një reformë zgjedhore, ku mbetemi dhe sot të hapur për çdo ndryshim zgjedhje që mund të lehtësojë psikologjikisht partitë politike, që mund të hap rrugën për të hyrë në zgjedhje. Shumë kohë më parë kemi negociuar çdo pikë të propozuar për të votuar Kodin Zgjedhor sepse ne i kemi votat. Nuk preferojmë të thyejmë një traditë ku për hir të së vërtetës nuk kanë ekzistuar shumicat. Ligjin e zgjedhjeve ta ndryshojmë e ta votojmë së bashku sepse është ligji i rregullave të lojës. Kam dëgjuar shumë idiotësira për letrën që ne i kemi dërguar KQZ-së, një letër që nuk synon KQZ-në për të marrë një vendim utilar. Ne jemi këtu për të konfirmuar edhe njëherë që nuk jemi një parti, jemi një koalicion. Ata që e kanë shpresuar për ta goditur këtë aks janë zhgënjyer. Nuk e kemi futur ne Partinë Demokratike në çadër, nuk e bëmë ne që ti ik seancës së Vettingut si djalli. Thelbi është se ne nuk kemi frikë nga drejtësia. Është shumë e vështirë tu shpjegosh njerëzve pse duan një mandat tjetër, duke i hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi. Nëse atyre do u jepnim dy zgjedhje; të zgjidhnin Vettingun, apo shpërbërjen e Shqipërisë ata do të zgjidhnin këtë të fundit, shpërbërjen e Shqipërisë. Kanë frikë të ballafaqohen me njerëzit e tyre, duke mbajtur peng drejtësinë. Njerëzit do i shohin në tribuna jo si popull por si zëdhënës të Vettingut. Në zgjedhje do të shkojmë bashkë nëse do të zgjidhim Vettingun. Vendimmarrja jonë është e përbashkët. Për sa i përket përpjekjes për të bëra gjëra që nuk kanë lidhje me njëra – tjetrën, të gjitha palët nuk duan zgjedhje, nuk duan Vetting, dhe faji na ngelet ne që nuk duam të hymë në zgjedhje me opozitën. E vërteta është shumë ndryshe. Partia Demokratike nuk e prodhon lirinë në Shqipëri, liria prodhon PD-në. Jam i bindur se të gjitha kërcënimet të gjitha përpjekjet për ti thënë shqiptarëve që PD-ja nuk hynë në zgjedhje janë të gjitha frikëra. Nuk ka shans që të dënohen nga Shqipëria sepse nuk jemi në 1997’. Nuk merret vesh kush përfaqëson kë, kush qeveris çfarë. Ne do të luftojmë së bashku deri në fund, siç luftojmë për drejtësinë, do të luftojmë për papunësinë, për rritjen ekonomike. Investimet në rrugën e Arbërit do të fillojnë sepse janë shqyrtuar. Janë 6 shkolla ekselence të arsimit parauniversitar. Shkollat do të procedohen nga Gjermanë, Italianë, Zviceranë. Janë 20 shkolla të reja që janë pjesë e këtij programi për ti dhënë fund 2 turneve në vend. Janë 10 shkolla të tjera që janë në proces për tu rindërtuar. Një katund mediatik me çadër në mes u ka vajtur mendja se këtu bëhet hataja se ndryshe do të hyjnë në një periudhë pa stres. Deri në fund do tu japim njerëzve atë që njerëzit presin nga ne.”