Në fjalën e tij në Kuvend gjatë seancës plenare për diskutimet mbi projektvendimin për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore, kryeministri Edi Rama tha se Partia Demokratike nuk ishte humbëse pse nuk fituan zgjedhjet, por sepse nuk kanë as dëshirën për të lexuar rezultatin.

Ju nuk jeni humbës pse nuk fituat zgjedhjet, mund të mos i fitosh zgjedhjet. Ju jeni humbës sepse nuk keni as dëshirën dhe as vullnetin për të mos e kthyer leximin e votës së 25 qershorit në një kapitull të qitapit tuaj të stërvjetër të akuzave shpifjeve, baltës për fituesit e zgjedhjeve. Këtë keni bërë tërë jetën dhe këtë vazhdoni të bëni edhe sot, prandaj jeni këtu ku jeni, të katandisur, siç jeni katandisur sot

.”

Kryeministri Rama tha se opozita e sotme është “

bosh lart e bosh poshtë, bosh para e bosh prapa

”.

Jeni më pak se sa kur u nisët për të bërë republikën e re, krahasuar me më parë keni 200 mijë pupla më pak

”, tha Rama.

Kryeministri u zotua se Partia Socialiste i fiton dhe do t’i fitojë zgjedhjet sa herë të bëhen për sa kohë opozita nuk di të mbajë përgjegjësi

“Bir o Lul vëllai, kë të qaj më parë, ty a motrën tonë”

Shumë ironik Kryeministri Rama ishte edhe me LSI, partnere në koalicion përgjatë katër viteve të fundit, “

por që nga e treta e vërteta desh të bëhet e para dhe përplasi kokën”

.

Ju jeni për të ardhur keq, shto këtu edhe miqtë e LSI-së, që qetësinë dhe dashurinë e ligës së vjetër, e ka zëvendësuar me llafazanërinë dhe me vajmedetërinë e linjës së re dhe panorama e opozitës bëhet ‘bir o Lul vëllai, kë të qaj më parë,  ty a motrën tonë, që keni një hall’. Po kjo natyrisht është një pyetje e kotë, sepse kë të qaj më parë, vëllain, apo motrën që ka një hall dhe që halli i ka bërë bashkë në një kazan si ky, nga ku dëgjohen thirrjet bombastike si të luftojmë krimin, drogën, se në fakt krimi dhe droga jua kanë fajin se ju jeni papërgjegjësi”.

Nuk jeni ju që duheni qarë, ju jeni në rregull. Ju zgjoheni kriheni, sa ju del TV përpara, luftoni për lirinë, sa ju mbyllet ekrani flini gjumë.”,

tha Rama duke shtuar ata që duhen qarë janë

“ata që ju votuan ju”./tvklan.al