Kryeministri Edi Rama e vlerëson si histori konsensusin për Reformën në Drejtësi, që sipas tij, hap një perspektivë të re për vendin. Megjithatë Rama paralajmëron se Partia Demokratike do të vazhdojë të kundërshtojë ligjet që nevojiten për ta bërë të zbatueshme Reformën në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi, që është tashmë paketa kushtetuese është integruar me konsensus të madh në Kushtetutë erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me miqtë dhe aleatët tanë. K

y konsesus ishte kryevepër i kombinimit të vullnetit të shqiptarëve që shkonin përtej çdo linje politike, aleatëve tanë që shkuan përtej çdo pritshmërie. Pa këto s’do kishim 140 vota, por duke patur 140 vota, kemi hyrë në një epoke të re të historisë shqiptare

“.

Por ai, në një postim në rrjetet sociale, thotë se opozita nuk do të mund ta ndalë historinë e re të drejtësisë, që nisi me hirin apo pahirin konsensual të 21 korrikut dhe do të dorëzohet ashtu siç bëri për reformën përballë presionit popullor e ndërkombëtar.

Reforma në Drejtësi do të vazhdojë me ligjet kryesore që pasojnë reformën e miratuar kushtetuese dhe kërkojnë minimumi 84 vota. Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese. Por nuk kanë shans ta ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut”

.

Kryeministri shprehet se pas miratimit të reformës Shqipëria ka fituar besueshmëri te re dhe se ventingu i mbështetur nga ndërkombëtarët, për të pastruar gjyqësorin nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, i ka lehtësuar investitorët e mëdhenj.

“Shqipëria nuk është më ajo që ishte përpara votimit historik të së enjtes së shkuar; jo vetëm në sytë e Ëashingtonit, Berlinit e Brukselit, po edhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar të investitorëve, vendi ynë ka fituar një besueshmëri të re. Votimi i 21 korrikut i ka hapur rrugë një reforme shembullore në drejtësi dhe vetingu me mbështetje ndërkombëtare (parashikuar në kushtetutë) i të gjithë gjykatësve e prokurorëve, i cili do të nisë si një operacion rrënjësor pastrimi nga maja e piramidës së korruptuar të gjyqësorit, i ka bërë të marrin frymë lirisht investitorët e mëdhenj. Këtë e konfirmoi sot vetë Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim”.

Parlamenti i votoi me 140 vota ndryshmet kushtetuese për reformën në drejtësi dhe do të duhet të votojë edhe ligjet që e bëjnë atë të zbatueshme./TV KLAN