“S

hqipëria ka bërë shumë, por liderët e rajonit duhet të veprojnë gjithashtu

”, thotë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një opinion në prestigjiozen “Finantial Times”, teksa flet për luftën kundër krimit të organizuar dhe baronëve të drogës.

Kryeministri thotë edhe se u ka dërguar një letër liderëve të BE-së, të cilëve u ka kërkuar mbështetje në luftën kundër bandave të drogës.

Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës. ‘Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu,  duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme’,  thuhet në letrën time. ‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë.’ Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne dhe një betejë që duhet të fitohet

”, shkruan Rama.

Kryeministri thotë se është i vetëdijshëm që “

disa njerëz, nëse u përmend Shqipërinë, mendojnë për krimin dhe drogën

” dhe se për të ndryshuar këtë imazh “

thellësisht të padrejtë”

do të duhet kohë dhe mbi të gjitha veprim.

Por ai thotë se puna e bashkëpunimit të Shqipërisë me Guardia di Finanzan po sjell frute. “

Një vit më parë, fluturimet e tyre (italianëve) identifikuan 2 086 plantacione anekënd Shqipërisë, Këtë vit, megjithë fluturimet e zgjatura dhe mbikëqyrjen e zgjeruar, janë identifikuar vetëm 88

”.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se “

njerëzit që u bënë të pasur nga prodhimi i drogës duhet të paguajënë për krimet e tyre. Ne kemi nisur një fazë me dy operacione speciale kundër tyre dhe aseteve të tyre. Po pastrojmë sistemin e drejtësisë, duke u bërë vettingun gjykatësve, të cilët për një kohë tepër të gjatë drejtoheshin nga krimnelët dhe paratë e tyre.”

Më tej Rama shkruan se

“këta njerëz janë të rrezikshëm. Qeveria i konsideron ata si një kërcënim për sigurinë kombëtare. Ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Shumë, ndoshta pjesa më e madhe, jetonte në vende të ndryshme të Europës, duke u hequr si biznesmenë të ligjshëm. Por mos u gënjeni, ata janë kriminelë bizneset ndërkombëtare të të cilëve robërojnë njerëz dhe krijojnë kaos kudo”. 

/tvklan.al