Ftesën për t’u ulur në tryezën e bisedimeve Lulzim Bashës, Kryeministri Rama ia ka përsëritur edhe nga Cakrani. Të njëjtën gjë Rama i ka kërkuar dhe një përfituesit të legalizimeve falas, i cili thotë se është mbështetës i Partisë Demokratike në këtë zonë.

Në Cakran dhe më pas në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Apolloni, Kryeministri iu shpjegoi cilat janë arsyet e vërteta që fshihen pas kërkesave për qeveri teknike dhe qeverinë e besimit.

Pavarësisht të gjithave, Rama mbetet i vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 18 Qershorit, si dhe për t’i shkuar deri në fund Reformës në Drejtësi, që ai thotë se po pengohet nga çadra antivetting.

Tv Klan