Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare për raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit.

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare për raundin e parë të votimit për zgjedhjen e Presidentit.

Ata që bëjnë akuza janë të njëjtët. Këtë punë kanë bërë që në 1 prillin e 2013 dhe do vazhdojnë ta bëjnë.

Këtu bëhet fjalë për një sforco me vullnet të mirë nga ana jonë për të krijuar një hapësirë të mirë për PD me shpresën se do kthehet në rrugën e arsyes, me shpresën për një shans për përpjekjen.

Në funksion të një dialogu ta bëjmë të mundur me të gjithë përpjekjet tona, të mos hasim në murin shurdh të PD.

Mos kini asnjë merak! Nisën dhe do duan t’i shkojnë deri në fund kësaj meseleje! Ne me bukë ata me gurë! Do jetë deri në fund përgjegjësia e tyre.

Mos u shqetësoni! Ata kanë arsye që të mos hyjë PD që të kapin ndonjë deputet më shumë. Ne nuk jemi të shqetësuar, ne duam të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Çdo përpjekje e ka një fund dhe fundi është regjistrimi i kandidatëve në garën e 18 qershorit.

Sot ishte një tjetër shprehje shumë kuptimplotë sikundër e kemi thënë më parë, për t’i dhënë hapësirën e mundshme brenda rregullave të lojës demokratike dhe atyre që bashkë me ta janë mbuluar në çadrën e  frikës nga drejtësia.

Duam të krijojmë mundësinë të gjejmë konsensusin e një figure sa më përfaqësuese.

Unë jam shumë i duruar dhe besoj tek durimi deri kur është kufiri i durimit në kufirin e Kushtetutës dhe ligjeve.

Duam t’i rikthejmë atij institucioni dinjitetin për presidentin, një figurë që të mund të ketë një paanshmëri relative, jo si kjo që kemi! Nuk na nxiton asgjë! Më mirë një president i duhur dhe i pranuar sesa një president i zgjedhur në një sallë që nuk vjen të punojë.

Secili ka interesat e veta. Fuqia nuk është të jesh arrogant por për të qëndruar.

Do bëjmë të gjitha përpjekjet tona, e meritojnë të gjithë ata që kanë të drejtë me 18 qershor të gjykojnë të gjitha ofertat.

Ne nuk kemi asnjë paragjykim apo kufi të pavendosur, ne duam t’i japim Shqipërisë një president dinjitoz që të mund të qëndrojë sa më shumë mbi palët.

Një president minimumi i autoritetit është t’i bëjë një telefon të gjithëve për çfarë ndodh, jo të jetë i njëanshëm.

Vendi nuk do rrijë pa president, e duam për vendin jo për vete.

“/tvklan.al