Dëmshpërblimi për përmbytjet e vitit 2011 dhe kompensimi për prishjet e banesave që preken nga ndërtimi i stadiumit “Loro Boriçi” ishte shqetësimi i këtij grupi banorësh të Shkodrës që kërkoi me ngulm një takim me Kryeministrin Rama. Ata nuk janë lejuar nga garda t’i afrohen kreut të qeverisë dhe kjo ka krjuar momente tensioni.

Pas daljes nga takimi me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, kreu i qeverisë është ndalur për të sqaruar banorët. Ai tha se stadiumi do të ndërtohet sipas kërkesave të UEFA -s dhe ata që preken do të kompensohen.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:

Në të gjitha raste, çdo godinë që do duhet të preket do të shpronsohet paraprakisht  dhe kush do të duhet që të largohet që aty do të marri lekët e shpronsimit përpara sesa të bëhet ndërhurja.

Rama ka kthyer përgjigje edhe për të përmbyturit e viteve të kaluara në zonën e Nënshkodrës.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:

Atë dëm që ju ka vlersuar shteti shqiptar në atë kohë ne e kemi shlyer në një masë të konsiderueshme se i morëm të gjitha borxhet ne në kurriz se s’ju kishin dhënë asnjë lekë. Dhe ndërkohë ne do bëjmë atë që na takon.

Kreu i qeverisë e nisi vizitën me një takim me Kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, që u shpreh e pakënaqur për fondet e qeverisë, të dhëna për këtë Bashki.

Rama ka qenë i pranishëm edhe në aktivitetet e zhvilluara në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, me rastin e 7 Marsit.

Tv Klan