Përfshirjen e Presidentit të Republikës, si faktor që do të mundësojë uljen e paleve politike në tryezën e dialogut, Kryeministri Rama është një hap pozitiv që gjen përkrahje, por që sipas tij nuk shihet ende në këtë mënyrë nga opozita.

Thirrjet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e situatës politike dhe kthim të opozitës në Kuvend, Rama e sheh një vëmendje e shtuar aspak pozitive për imazhin e vendit. Ndaj dialogun me Bashën e sheh si një mundësi të mirë dhe për vendin, por kjo nuk e pengon aspak të mendojë se mospjesmarrja e opozitës në zgjedhje do të kushtëzojë Partinë Socialiste që në 18 Qershor, të prezantojë alternativën e saj përpara zgjedhjeve.

Kryeministri komenton edhe zgjedhjen e presidentit të ri, pas caktimit të raundit të parë më 19 Prill nga Konferenca e Kryetarëve. Kreu i shtetit do të zgjidhet në dakordësi me LSI –në, por Rama nuk pranoi të flasë për emra konkrete.

Gjatë prononcimit të tij për median, Kryeministri u shpreh disa herë se ishte shumë i qetë, pasi nuk sheh krizë politike në vend, por vetëm një krizë të opozitës.

Tv Klan