ramaaRastet e korrupsionit në disa drejtori arsimore dhe sidomos ngjarja e fundit në Lushnje kanë detyruar kryeministrin Rama të pranojë se sistemi arsmor vuan ende problemet e korrupsionit dhe të mitmarrjes.

Gjatë prezantimit të raportit për shkollat me të mira të matures shtetërore Kryeministri shpalli luftë pa kompromis ndaj këtij fenomeni.

Duke thënë se është sistemi që korrupton njerëzit Kryeministri lajmëroi se në muajin dhjetor do të nisë një reformë e thellë në këtë drejtim, duke u ndryshuar kompetancat drejtorëve të zyrave arsimore në rrethe.

Në portalin mësues për Shqipërinë kanë aplikuar deri më tani mbi 4700 mësues dhe 83 % e tyre kanë shprehur gatishmërinë për të punuar edhe larg vendit të banimit.

Reforma në arsim parashikon që të kalojnë në test deri në fund të majit të gjithë mësuesit që janë në sistem aktualisht.

Hapja në shtator të vitit të ardhshëm e kursit të kualifikimit për drejtorët e shkollave është cilësuar si një hap pozitiv nga kryeministri Rama.

Tv Klan