Në përballjen e parë të Kryeministrit Edi Rama me akademikët pas paralajmërimeve për heqje të fondit buxhetor dhe shkrirje të Akademisë së Shkencave, Edi Rama, kërkoi rithemelimin e institucionit, si një strukturë mbarë kombëtare me dijetarë e shkencëtarë përtej vendit.

Pasi renditi argumentet, ai përcaktoi si afat të fundit të krijimit të një institucioni të ri të shkencës shqiptare, muajin Mars.

Kërkesa e Kryeministrit që përkon edhe me propozimet e akademikëve do të reflektohet edhe në fondin buxhetor për vitin 2018.

Edi Rama e quajti domosdoshmëri krijimin e një Fondacioni Kombëtar të Shkencave të Natyrës dhe Informacionit dhe veçanërisht fuqizimin e Qendrës së Studimeve Albanalogjike.

Tv Klan