Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një takim me ambasadorët e BE dhe SHBA në vendin tonë. Takimi, i cili vjen vetëm 2 ditë përpara sesionit të ri parlamentar, zgjati rreth 1 orë dhe u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë.

Zyra për shtyp e kreut të qeverisë nuk ka bërë të ditur asgjë zyrtare nga takimi, por mësohet se në fokus të tij është pikërisht procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe çështje të tjera që mund të shqetësojnë vende të ndryshme anëtare të Unionit./tvklan.al