Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar deputeteve të tij që të vazhdojnë normalisht detyrat si në parlament, ashtu dhe në qeveri, pa u ndikuar nga protesta e qeverisë.

Burime të Tv Klan brenda mbledhjes së grupit parlamentar thonë se, Rama e ka cilësuar protestën për të patur një alibi për të bojkotuar parlamentin që sipas tij është një mekanizëm i qartë për të bllokuar përzgjedhjen e komisioneve të Vetingut, që duhet të fillonte javën e ardhshme, komisione që sipas e parashikon kushtetuta nuk formohen dot pa opozitën.

Rama citohet të ketë thënë se nëse bojkoti nuk do të kishte ndodhur, mund të ishte e vështirë të provohej se protesta bëhet për të bllokuar Vetingun. Por bojkoti është prova që gjithçka ka të bej me Vetingun.

Sipas kryeministri PD ka kohe qe kerkon alibi per humbjen e radhës, por ne, ka thënë ai, nuk kemi cfarë të bëjmë. Ata kerkojnë gjëra që nuk varen nga qeveria. Ne iu ka thënë kreu i maxhorances të zgjedhurve socialist  nuk i kemi penguar, madje i kemi kërkuar qe çdo shqetësim që ka të bëj me zgjedhjet të adresohet në komisionin e reformës zgjedhore. Madje kemi thënë se çdo kërkesë e opozitës për të cilën OSBE e ODHIR jep mbështetje, ka automatikisht edhe mbështetjen tonë.

Por pavarësisht protestës kryeministri ka kërkuar të punohet intensivisht në fushatën zgjedhore.

Tv Klan