Deputetëve të maxhorancës në seancën e parë plenare, ku opozita zyrtarizoi bojkotin e saj, kryeministri Rama iu renditi disa arsye përse sipas tij, çadrat e opozitës se tij në 2010 nuk kishte si synim të merrte pushtetin, siç kërkon opozita e Bashës të arrijë me çadrën e ngritur poshtë dritares së zyrës se tij kryeministore. Skenari i demokrateve është i qartë për kryeministrin, bllokimi i Vettingut, një ligj që sipas tij s’krahasohet me 3 ligjet që opozita socialiste nuk pranonte të votonte në kohën e protestës me çadra para kryeministrisë.

Ne kërkonim vetëm tavolinë për të biseduar ndërsa këta duan të marrin pushtetin. Këta e pranojnë që duan të bllokojnë Vettingun, ndërsa 3 ligjet nuk ishin kusht

…”

Kryeministri përsëriti arsyet perse është kundër votimit dhe numërimit elektronik.

Kreu i qeverise u shpreh i sigurt se për protestën, opozita do ta marrë përgjigjen me 18 qershor.

“Shqiptaret t’jua tregojnë në 18 qershor se nuk janë budallenj të hanë dokrat tuaj”.

Ndërsa në një reagim në rrjetet sociale Rama shkroi: Qeveri Teknike pastaj rishikim të 7 ligjeve pastaj Vetingun?! Kësaj i thonë duam qiqra në hell pastaj flasim për ç’do Shqipëria: VETINGUN.

/ TV KLAN