Kryeministri pasdite ka postuar në faqen e tij në Facebook përfundimin e dëgjesave publike në qarkun e Shkodrës.

Janë disa problematika të hasuara gjatë bashkëbisedimeve me qytetarët në këtë qark.

Zvarritja e procesit të legalizimeve është në krye të listës së ankesave, ndërkohe që të tjera shqetësime janë mosregjistrimi i pronave dhe shërbimi i keq në zyrat e Hipotekës, mbifaturimi nga OSHEE, mungesa e infrastrukturës dhe ujit të pijeshem apo punësimi pa kritere në administratën publike.

Në përfundim të hartimit të raporteve pas dëgjesave publike në çdonjërin prej 12 qarqeve, në fund të gushtit do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS ku do të analizohen të gjitha shqetësimet qytetare mbi bazën e të cilave do të vendosen dhe prioritetet e këtij mandati qeverisës. TV KLAN