Kryeministri Rama ka lajmëruar publikimin brenda pak ditësh të platformës për bashkëqeverisjes me qytetaret.

Koordinator kombëtar të kësaj platforme, kryesia socialiste e mbledhur këtë të enjte ka vendosur të jetë ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa kryeministri sqaroi përpara grupit parlamentar socialist fuqinë që do të ketë kjo strukturë e re dhe anëtarët e saj që do jetë vetë qytetaret.

Njerëzit duan pastrim, pastrim të gjithë mekanizmit të shtetit nga parazitët dhe grabitqarët. Njerëzit duan shërbim, shërbim për çdo nevojë dhe mbi çdo të drejtë që ua jep kushtetuta dhe ligji. Njerëzit duan ndëshkim të të gjithë atyre që bëhen pengesë për këto të drejta.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se qeveria do të përbëhet nga 3 shtylla ku drejtuesit e grupit parlamentar dhe ata të forumeve drejtuese të partisë kanë të njëjtën peshë me ministrat.

Ne jemi një parti, ne jemi një fuqi. Ne nuk jemi të ndarë në shtresa. Shtresa e lartë në qeveri, shtresa e mesme në karriget e Kuvendit dhe shtresa e ulët pastaj atje larg, për të cilën kujtohemi vetëm kur ka zgjedhje.”

Grupi zgjodhi edhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, ndërsa kryeministri ka falënderuar Gramoz Ruçin për modelin që solli në drejtimin e Kuvendit, ku nuk toleroi as ish-Kryeministrin Berisha të fliste përtej minutazhit të përcaktuar.

Ne fund Rama bëri një kërkesë të pazakonte për deputetet dhe ministrat, duke e shoqëruar atë me nota humori.

“Është një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojë gjak. Kemi bërë çdo vit dhurime gjaku. Bën shumë mirë që ta dini, por përveç kësaj balancon atë idenë që ne vetëm pimë gjak dhe krijon një ide që ne edhe mund të japim gjak.”

Vetëm pak minuta më pas, zyra e shtypit në kryeministri ka shpërndarë disa pamje filmike ku kreu i qeverisë dhe disa zyrtarë të tjerë kanë dhënë shembullin personal duke dhuruar gjak./Tv Klan