Një ditë para protestës së Partisë Demokratike, Kryeministri Edi Rama ka dhënë të njëjtin mesazh për qytetarët që dha nga foltorja e Parlamentit ditën e enjte.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama akuzon Lulzim Bashën se po përdor protestën kundër negociatave të Shqipërisë.

“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopërgjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE”

, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit, reagoi edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha.

“Kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa”,

është kundërpërgjigjur Lulzim Basha duke publikuar edhe një video.

/

tvklan.al