Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është përshëndetur, si nga maxhoranca ashtu dhe nga opozita, pavarësisht se leximi që i është bërë dokumentit është shumë i ndryshëm.

Kryeministri, në një postim në Facebook, e cilëson si raportin më pozitiv të Departamentit të Shtetit në 25 vjet, për arritjet e vendit kundër drogës. Inkurajim për më tutje në drejtimin e duhur.

Inkurajues e sheh dhe Ministri i Brendshëm, duke nënvizuar atë të pjesë të raportit ku vlerësohen rezultatet e qeverisë dhe Policisë Shqiptare në luftën kundër trafikut të drogës.

Ndërsa ish – Ministri demokrat, Flamur Noka thotë se fakti se që raport thuhet se Shqipëria është vend kryesor i prodhimit të marijuanës është dëshmia që provon akuzat e opozitës se vendi po qeveriset nga bandat.

Tv Klan