Raportin e denoncimeve nga qytetarët një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se nuk është një “listë e zezë” dhe as metodë e re për t’i bërë presion administratës. Në dëgjesën publike me qytetarët e Durrësit, Rama u ktheu përgjigje kritikëve duke u shprehur se çdo koment i qytetarëve do të analizohet me seriozitet.

Rama iu rikthyer shigjetimit të ashtuquajturave “shushunja në administratë”, që u pijnë gjakun qytetarëve dhe janë të lidhur me partitë.

Bashkëqeverisja me qytetarët, për Kryeministrin Rama është një faqe e re, e cila do të përcaktojë prioritetet e qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Ndërsa ka ironizuar PD dhe LSI për akuzat e tyre për vjedhje votash, Rama tha se Vetting -u ka filluar dhe shumë shpejt do të japë rezultate.

“Ata në çadër dhe jashtë çadrës do të bashkohen duke u bërë një koalicion i madh dhe i gjerë interesash,”

tha Rama.

Tv Klan