Edi Rama pranoi për herë të parë se statuti i Partisë Socialiste është shkelur, duke mos u zhvilluar zgjedhjet për Kryetarin, por kjo për shkak se e gjithë puna ishte përqëndruar tek qeveria dhe jo te partia. Por përpara Asamblesë Kombëtare, ai doli me një propozim surprizë.

Edi Rama – Kryeministër:

“Statuti nuk është respektuar, lidhur me zgjedhjen time si kryetar i Partisë Socialiste. Pandi ka të drejtë, pavarësisht se është me mua. Po përse nuk është respektuar, opinionet janë të ndryshme. Dhe sipas meje ka vetëm një fuqi , quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.  Të shkojmë në referendum. Le ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim.”

Për herë të parë publikisht Rama i dha përgjigje çdo akuzë të bërë nga Deputeti Ben Blushi dhe paralajmëroi se në parti s’do të lejohen anëtarë që kritikojnë, sipas tij, me gjuhën e Sali Berishës.

Edi Rama – Kryeministër:

“Kjo është vetëm çfarë mundet, por edhe çfarë duhet të bëjë më mirë kjo Parti, ama si një Parti,  jo si një hapësirë debati ku bashkë me ne debaton dhe Saliu.  Kjo nuk lejohet. Nuk ka demokraci dhe liri që e lejon këtë.”

Në fjalën e tij, Rama preku dhe debatet brenda grupi parlamanetar të Partise Socialiste, por dhe ngjarjen ne takimin e Elbasanit, ku u sulmua deputeti Blushi.

Edi Rama – Kryeministër:

“Në këtë mesin tonë qëllon po, të ketë dhe këmbime fjalësh me ton të lartë që pastaj na vjen keq që ndodhin, mandje arrihet deri ne fishkëllima të pasjellshme nga stoli i rezervave për skuandrën e qeverisë në fushë, apo nga shkallë e Pallatit të Sportit nga për rezervat që fishkëllejnë skuadrën, natyrisht të pasjellshme të dyja. Edhe kur fishkëllehemi padrejtësish brenda nesh nuk i fshehim te metat apo gabimet tona pas fishkëllyesve, që njeri apo një grush njerëzish të sundojë nga lart Partinë duke shkelur vlerat dhe parimet që na bashkojnë, apo ta shantazhojnë nga poshtë duke abuzuar me lirinë e shprehjes dhe me demokracinë, si flamur që valvitet në shkopin e interesave personale.”

Në përfundim të Asamblesë Rama ka preferuar të bejë një postim në Facebook.

Asambleja mbylli mandati me një debat të bukur demokratik, thotë ai, që meriton të bëhet publik në kundërshtim me statutin.

Tv Klan