Ashtu si gjatë fundjavës në Vlorë e Sarandë, edhe në Elbasan kryeministri Edi Rama, në një leksion të hapur me studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”, e ka venë theksin tek nevoja e zbatimit te Vetting-ut.

Kreu i qeverise ka hedhur poshtë akuzat se vettingun po e kërkon për të kapur sistemin e drejtësisë.

Por Rama thotë se këmbëngulja e socialisteve për të bërë një orë e më parë vettingun lidhet me nevojën për të dhënë drejtësi jo vetëm për qytetarët por dhe investitorët e huaj. Këtë e ilustroi edhe me një shembull.

Me studentet Rama foli dhe për reformën në Arsimin e Larte duke thënë se nuk do të ndalet pavarësisht oponentëve të saj. Disa studente kundërshtarë të kësaj reforme u përballen me kryeministrin në dyert e universitetit, ku e pritën me pankarta dhe thirrje kundër tij dhe dhe ligjit të arsimit të lartë. / TV KLAN