Kryeministri Edi Rama apelon për të qenë të vëmendshëm me votën në 18 qershor. Në ceremoninë e nënshkrimit të Paktit të Mirëqenies Sociale në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, Rama tha se të gjitha arritjet mund të zhbëhen nëse ndiqen ato që thuhen në çadrën e opozitës.

Rama: “

Nuk ma ha mendja se mund të vihet ne diskutim se çka bërë vota e viti 2013. Shumë janë bërë, por ka dhe shume që duhen bërë

”.

Akuzave për varfërinë në vend Rama u përgjigjet në këtë mënyrë.

Ka politikanë që dine të ngulin thikën në plagë, t’ju mbushin me mllef ndaj nesh, por vetëm ne mund t’ju shërojmë plagët dhe t’ju nxjerrim nga varfëria që nuk është më e trashëgueshme

”.

Analizës së arritjeve iu bashkuar edhe kryebashkiaku Veliaj. Ai u ndal tek reformimi i zyrave të punës.

 “

Zyra e punës në Shqipëri, ishte selia e partisë në koalicion, e partisë me seli të madhe në qendër të Tiranës, që të shpërblente në varësi të mënyrës se si ishe sjellë në fushatë. Zyrat e punës që unë gjeta në atë kohë ishin në fakt apartamente të marra me qira për shokët e ministrit. Ja ku jemi sot: Në Tiranë kemi hapur 105 kantiere pune, ku janë punësuar rreth 10 mijë vetë, shumica e tyre prej zyrave të punës

”,

Ndërsa ministri në detyre Blendi Klosi, u ndal tek 3-fishimi i masës së ndihmës ekonomike ,  pas heqjes se abuzuesve nga skema.

Tv Klan