Në një konferencë të fokusuar tek zhvillimet e Samitit të Triestes, Kryeministri Rama cilësoi të paverteta artikujt në mediat gjermane se pas krijimit të tregut të përbashkët rajonal nën drejtimin e Serbisë fshihet ideja e rikrijimit të Jogosllavisë së re.

“Projekti europian mbështetet në frymën europiane të bashkëveprimit, nuk përbën zgjidhje alternative dhe s’ka broçkull më të madhe për t’u evidentuar sesa broçkulla e rikrijimit të Jugosllavisë”,

tha Rama.

Nga ky Samit Shqipëria doli me pesë projekte të financuara, mes të cilave katër lokale dhe një rajonal. Prezantimin e tyre Edi Rama i cili mori përsipër të bëjë jo vetëm rolin e moderatorit por edhe atë të editorit të lajmeve, ia la drejtoreshës së deparatamentit strategjik në Kryeministri.

“Porti i Durrësit, Bypass i Lezhës, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Projekti rajonal për linjën e transmetimit me OST. Shqipëria u rendit me 4 projekte 3 milionë e 35 Euro”

, bëri me dije Majlinda Dhuka.

Kryeministri u pyet në konferencën për shtyp edhe per ministrat teknikë dhe tha prerazi se mandati i tyre ka përfunduar dhe duhet të lënë postet.

“Pres që të largohen, misioni i tyre ka përfunduar”,

theksoi Rama.

Interesit të medias nuk i shpëtuan as atletet e Kryeministrit në Samitin e Triestes, për të cilat u shkruajt edhe në mediat e huaja.

“Atje është një botë ku njerëzit e kanë mbyllur këtë çështje dhe s’kam ndërmend të merrem me ata që jetojnë në kohën e shfaqeve të huaja, të Saliut të vjetër”,

theksoi Kryeministri. TV KLAN