Rama-terrorizmiKryeministri Edi Rama informoi Kuvendin lidhur me mbështetjen që Shqipëria do të japë përkrah aleatëve në përballjen me rrezikun nga terrrorizmi dhe esktremizmi.

Dy sfida këto edhe për vetë NATO- n, të ngritura si shqetësime në samitin e Wellsit, ku ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë, për të cilat tha se, shqetësojnë Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe sigurinë në botë.

Përfshirjen e qytetarëve me origjinë shqiptare në organizata terroriste, Kryeministri Rama tha se, e sheh me një shqetësim të madh, ndaj tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në struktuarat euroatlantike është një masë parandalimi në përhapjen e këtij fenomeni që kërcënon mbarë botën.

Duke u nisur nga kjo situatë, si dhe përshkallëzimi i tensionit mes Rusisë dhe Ukrainës kreu i qeverisë tha se, 25 mijë trupa ushtarake përfshi edhe ato shqiptare kanë nisur një stërvitje për të qënë gati, në rast të përshkallëzimit të agresionit dhe cënimit të sigurisë së çdo anëtari të NATO-s.

Kryeministri Rama paralamëroi rritje të buxhetit në fushën e mbrojtjes, si dhe reduktim të trupave shqiptare që janë në misione ushtarake pranë aleancës.

Tv Klan