Gjatë komunikimit javor me qytetarët në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka komentuar ngjarjen e një dite më parë në Mitrovicë.

I pyetur nga një qytetar, Kryeministri shqiptar shprehet se nuk ka nevojë të ngrihet një shqetësim për atë që ai e quan lojë politike me “trena e me aeroplanë”.

“Ka mbaruar ajo punë, Kosova është shtet o mik, nuk është krahinë e Jugosllavisë, e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! 

Serbia do ta vuajë atë të shkuar si makth, deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera – herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbët e Beogradit në Kosovë, veç si turistë do të vijnë një ditë, po si zot të vendit s’vijnë dot më, kurrën e kurrës. 

Këto lojërat me trena e me aeroplanë janë manovra politike, për hesape politike, po hesapi i lirisë e Pavarësisë së Kosovës është kry Enver”,

 deklaroi Rama në Facebook

Tv Klan