Në 25 vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist, Kryeministri Edi Rama apeloi për pjesëmarrje të shqiptarëve në votimet e 18 qershorit. 

Edi Rama, kryeministër:

Është me një rëndësi kolosale që ky forum të bëjë atë që duhet… Që derë më derë dhe zemër me zemër të përcillni një mesazh shumë të thjeshtë kush ka në dorë një votë ka në dorë të përcaktoje nëse Shqipëria do vazhdojë përpara apo do kthehet pas.

Shqiptarët i ftoi të mos jenë indiferent ndaj politikës, por të angazhohen pasivisht, pasi vetëm në këtë mënyrë kanë në dorë mundësinë për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

Ndonëse nuk foli për koalicionin e majtë, shqiptarët i ftoi që votën e tyre në zgjedhjet e qershorit ta japin për Partinë Socialiste.

Kryeministri Rama tha se reformat e ndërruara nga qeveria në mandatin e saj të parë në arsim, shëndetësi, dhe sektorët kyç të ekonomisë janë dëshmi e transformimit të vendit./ TV KLAN