rama-beqaj155 milionë lekë ka kushtuar investimi për rikonstruktimin e godinës së shërbimit të Neurologjisë i cili ka nisur të zbatohet prej 2012.

Një shumë tjetër prej 25 milionë lekësh është alokuar nga Ministria e Shëndetësisë për furnizimin dhe pajisjet e hotelerisë në këtë spital, duke e ndryshuar ndjeshëm në imazh këtë godinë të ndërtuar në vitet ‘70 dhe që prej asaj kohe kishte parë vetëm investime të pjesshme dhe aspak të ndjeshme përballë kërkesave jetësore që kanë stafi mjekësor, por dhe pacientët e shumtë që i drejtohen atij çdo ditë.

Vetë Shefi i këtij shërbimi, Profesor Mentor Petrela i kursyer në fjalë thotë se tashmë ai ka standarde europiane.

Kryeministri dhe Drejtoresha e Qendrës Spitalore Nënë Tereza prezent në inagurimin e keëtij investimi nga buxheti i shtetit, e vlerësuan si një hap nga shumë të tillë që do të duhen për rilindjen e shërbimit spitalor në vend.

Kryeministri thotë se pjesë e reformës në shëndetësi që ka premtuar se do të përfundojë brenda mandatit 4 – vjeçar të qeverisë është dhe autonomia e spitaleve. Dhe si në çdo investim që bëhet nga buxheti i shtetit Kryeministri e sheh të udhës të japë dhe udhëzimet përkatëse.

Pjesë e investimit është dhe palestra e fizioterapisë që do të funksionoje për riaftësimi e pacientëve pas një kohe shumë të gjatë ishte jashtë funksionit, por dhe dhoma masazhi, baseni për pacientë me probleme si pasojë e sëmundjeve neurologjike, çka sipas mjekëve do ndikojë në riaftësim të tyre në një kohë më të shkurtër.

Tv Klan