Rama sqaron skemën e TVSH-së për biznesin e vogël

“Përjashtohen zejtarët dhe tregtarët ambulantë të regjistruar në Bashki”


Kundërshtimi që po i bën opozita nismës së qeverisë për ta përfshirë biznesin e vogël në skemën e TVSH-së për kryeministrin nuk përbën ndonjë argument real, për të hequr dorë nga aplikimi i këtij vendimi prej Janarit të vitit të ardhshëm. Në bashkëbisedim me banorë të Lezhës për buxhetin e vitin e ardhshëm, kreu i qeverisë shprehu gadishmërinë për të vazhduar me aksionin antiinformalitet.

Por Ministri i Financave dhe vetë Kryeministri sqaruan se zejtarët dhe tregtarët ambulantë, të regjistruar në bashki, nuk do të mbajnë kasë fiskale.

Kryeministri u shpreh mbështetës për shqetësimit të Kryebashkiakut demokrat të Lezhës, për të investuar në segmentin Shëngjin – Lezhë, duke i lajmëruar se investimet në këtë qark janë në listën e prioriteteve vitin e ardhshëm. Por ajo që Rama kërkon nga ky drejtues lokal dhe të gjithë krerët e bashkive përfshirë dhe ata socialist është shkurtimi i shpenzimeve për administratën e bashkive.

Rama u kërkoi qytetarëve të Lezhës që të bëhen anëtare të platformës së bashkëqeverisjes pasi kështu do të mund të venë në provë qeverinë për t’i thënë stop korrupsionit.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
2 Komente
  • Olti
    10 Tetor 2017 at 22:12
    Përgjigju

    Pallavra. Nese jeni mare ndonje here me biznes ose me nje dyqan te vogel ose nese ja keni pak haberin ekonomise mikro duhet ta dini shume mire se pjesa me e madhe e shpenzimeve te nje biznesi te vogel ose familjar perbehen nga qeraja e ambjentit dhe rrogat e punonjesve (shpenzime kto qe nuk jane me tvsh). Kjo do te thote se ajo qe biznesi i vogel blen me fature me tvsh ne rastin me te mire nuk eshte as sa gjysma e shpenzimeve totale qe biznesi ka. Pervec ksaj ka dhe biznese sherbimesh te cilat nuk blejne asnje sherbim me tvsh por qe me kete skeme jane te detyruara qe 20% te te ardhurave qe kryejne ti paguajne per llogari te TVSH-se. Efekti i zbatimit te skemes per futjen e biznesit te vogel me tvsh pervec se do te sjelli nje çorjentim total te biznesit te vogel sepse shumica nuk do dine si te sillen me keto ndryshime, do te rrise ne rastin me te mire per bizneset tregtare 10% cmimet dhe ne rastin me te keq per bizneset e sherbimeve 25% cmimet. Pa e ditur se cfare efekti real mund te sjellin kto ndryshime mund te mendosh se ne fund te fundit cfare te keqe ka nese keto biznese paguajne ate qe duhet te paguajne sipas ligjit. Llogjika eshte e thjeshte: Fuqia konsumatore mbetet e njejte, cmimet do te rriten, xhiro e biznesit do te ulet. Bizneset qe jane ne kufinjte e mbijeteses nuk do te mbijetojne dhe ja u siguroj qe si kto biznese te vogla qe paguajne qera dhe punsojne njerez pa shume fitim ka shume ne shqiperi. Biznesi i vogel ka qen gjithmon i parendesishem ne kontrubutin e tij ne buxhetin e shtetit por gjithmon ka mbyllur nje hallke te rendesishme nga prodhuesi deri tek konsumatori final. Per mendimin tim efektet e ketij ndryshimi do kene pasoja te renda ne ekonomine familjare, nuk do te ulin por do te rrisin informalitetin pasi me shume biznese do mundohen te fshein xhiron ose do mundohen te punojne ne menyre te pandershme ose do te mbyllen dhe administrata tatimore do te jete e pa afte per te siguruar konkurence te ndershme me kapacitetet qe ka sot

  • olti
    10 Tetor 2017 at 22:24
    Përgjigju

    Nese jeni mare ndonje here me biznes te vogel duhet ta dini se shpenzimet e biznesit te vogel jane qera ambjenti dhe rrogat e punonjesve. asnjera nga keto shpenzime nuk eshte tvsh e zbritshme. cka do te thote se ne restin me te mire per bizneset tregetare shpenzimet qe blen me tvsh nuk jan as sa gjysma e shpenzimeve totale. pervec ksaj ka dhe biznese te tjera sherbimesh te cilat nuk blejne asgje me tvsh. pra ne rastin me te mire cmimet rriten me 10% per bizneset tregetare dhe 20-25% per bizneset e sherbimeve te cilat per te gjithe xhiron qe kryejne jane te detyruara te paguajne tvsh dhe disa kosto te tjera administrimi. Pa e ditur mire efektin qe mund te sjellin keto ndryshime mund te mendosh se eshte dicka e drejte. Por efekti do te jete i tille, bizneset do te detyrohen te rrisin cmimet per te ruajtur nje fitim aktualisht te vogel. fuqia konsumatore mbetet e njejte dhe ne fund keto biznese do te bejne me pak xhiro. kjo do te sjelle mbylljen e bizneseve qe punesojne njerez ose do te rrise informalitetin ne menyre qe biznesi te siguroje perseri fitim. Administrata tatimore do te jete e pa afte te kontrolloje keto biznese dhe sipasoje do te fitoje ai qe do te punoje ne menyre te pandershme

  • Përgjigju

    *

    *