Kryeministri Edi Rama në një takim në Ministrinë e Jashtme me ambasadorët shqiptarë tha se duhet përkushtim dhe punë, pasi shërbimi diplomatik kërkon organizim. 

Rama u bëri një pyetjet ambasadorëve duke u thënë, nëse e kanë pyetur veten e tyre sa sa shumë nuk është bërë në këto 27 vitet.

Ai  tha se qeveria duhet të bëjë më shumë për garantimin e kushteve për  ambasadorët. Sipas tij, puna e shefit të ri të diplomacisë do të matet çdo vit dhe më shumë me sa do të përmirësohet ndikimi i jashtëm në ekonominë e vendit.

Kryeministi nuk la pa përmendur dhe rëndësinë që ka diplomacia e jashtme në rolin e ekonomisë së vendit. 

“Dua të bëj të qartë një gjë sipas meje me fort rëndësi. Përgjegjësia në mungesën dramatike 27 vjecare të shërbimit të jashtëm në raport me ekonominë e vendit, janë shumë faktorë dhe aktorë. Duhet bërë një analizë serioze e arsyeve, e para është vëmendja krejt periferike e lidershipit politik të ministrisë së jashtme, dhe kjo është e para gjë që duhet të ndryshojë menjëherë me se s’bën.

Ekonomia e vendit është një fushë që ministria e jashtme s’mund ta konsiderojë jashtë sferës së përgjegjësive dhe detyrimeve të saj, unë vetë s’i laj duart para jush për këtë përgjegjësi, jam unë i pari që mbaj përgjegjësi për një dobësi kaq të rëndë të paadresuar fare gjatë mandatit të parë. S’do jetë më kështu. Përgjegjësinë për këtë kthesë do e marrë edhe secili dhe secila prej jush në këtë sallë. Puna e shefit të ardhshëm do marrë dhe do vlerësojë në radhë të parë me si e sa do përmirësohet roli i shërbimit të jashtëm në ekonominë e vendit tonë dhe puna juaj në bazë të kontributeve reale që do jepni në këtë drejtim. Kam bindjen se kam mirëkuptim të plotë në këtë sallë për një qasje radikalisht të re”.

 

Vijon…