Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar sektorin bankar si degën më të formalizuar të ekonomisë. Kreu i qeverisë tha se paratë informale nuk mund të depërtojnë dot në sektorin bankar duke ironizuar deklaratën e kreut të demokratëve Basha se buxheti me projektin 1milliard euro po legalizon fitimet që vijnë nga krimi dhe droga.

 “Ekonomia informale nuk ka shanse të penetrojë në sistemin bankar. Edhe në imagjinatën time më të errët, që nuk më mungon, nuk ma kishte marrë mendja kurrë që buxheti përmes sistemit bankar do të pastrojë 1 mld euro siç tha dje selia blu. Ju të gjithë këtu jeni burim i krimit, ata që janë me kufje janë më të dyshuar.”

Por a do të financojnë bankat projektin One Billion Euro?

 “Bankat i mirëpresin bizneset e reja, na nevojiten invetime të reja dhe kërkesa nga investitorë të huaj. në këtë kontekst një mundësi potenciale për të dhënë financim janë edhe projektet publike të formës PPP. Këtë do ta diskutojmë.”

Duke nisur nga viti që vjen asnjë bankë nuk do të lejohet që të pranojë bilance të bizneseve, ndryshe nga ato që dorëzojnë në tatime.

 “Përdorimi i të dhënave të certifikuara nga autoritetet, si përsa i takon bilanceve të kompanive, ashtu edhe aktorëve të tjerë ekonomikë, është kthyer në një domosdoshmëri. Mbi të gjitha, ato janë masa prudenciale, të cilat rrisin nivelin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë, veçanërisht në fushën e kredidhënies.”

Bankat kërkuan nga qeveria që të zgjidhë sa më shpejt problemet me pronësinë, të ulë korrupsionin dhe të formalizojë ekonominë.

Tv Klan