Kryeministri Rama nuk e ka ndryshuar rutinën e takimit çdo të mërkurë me kryeparlamentarin, që nisi kur këtë post e mbante Ilir Meta.

Rama dhe Gramoz Ruçi si dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla jane takuar për afro 50 minuta në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

Burime nga takimi bëjnë të ditur se diskutimi është fokusuar tek puna që po bëhet për të bindur vendet skeptike për çeljen e negociatave si dhe koordinimi me diplomacinë parlamentare.

Burimet thonë se në bashkëbisedim ka marrë kohë dhe diskutimi mbi ecurinë e fushatës së llogaridhënies, ndërsa nuk pohojnë të jetë folur dhe për protestën e paralajmëruar të opozitës në 26 Maj.

Tv Klan