Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të punimeve të Asamblesë e 72-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në New York.

Ishte faqja zyrtare e presidentit turk që publikoi lajmin dhe pamjet, duke njoftuar se Rama dhe Erdogan patën një bisedë përreth 30 minuta.

Tema e diskutimit ishte bashkëpunimi i ngushtë dhe marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Takimi me presidentin turk, vjen një ditë pas atij me presidentin amerikan Donald Trump dhe dy bashkëshortet, një foto të të cilit Kryeministri Rama e postoi në rrjetet sociale.

Tv Klan