Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Brendshëm, kreu i Komisionit të Sigurisë dhe Kryeparlamentari Ilir Meta janë thirrur në një takim nga Kryeministri Rama në zyrën e këtij të fundit rreth orës 9.30

Takimi nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta dhe vjen vetëm një ditë pas deklaratës bombë të Deputetit Tom Doshi, pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar socialist, se Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte paguar për vrasjen e tij dhe Deputetit të opozitës Mhill Fufi.