Kryeministri, Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryeparlamentarin, Ilir Meta teksa deputetët e mazhorancës pritet të mblidhen sot për turin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit dhe zgjati 40 minuta. 

Në dy turet e para mazhoranca nuk paraqiti asnjë kandidat si “shprehje e dëshirës së mirë” për një emër të pranuar edhe nga opozita.

Partia Demokratike ndërkohë ka theksuar se do të vazhdojë bojkotin deri në ngritjen e një qeverie teknike dhe se nuk do të bëjë “Pazar” me postin e presidentit në kurriz të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. /tvklan.al