Në ceremoninë e mbërritjes në Shqipëri së tubacioneve të gazsjellësit TAP, Kryeministri, Edi Rama listoi disa nga sektorët ku kompania ka investuar në mënyrë direkte.

Rama vlerësoi edhe gadishmërinë e TAP për hapjen e negociatave për përfitime simetrike me shtetet e tjera, ku do të kalojnë tubacionet e gazsjellësit.

Rama vlerësoi edhe një tjetër aspekt të gazsjellësit, nga i cili pritet të përfitohen vende pune.

Kreu i qeverisë tha se ekonomia do ta ndjejë ndikimin pozitiv të TAP në 2019.

Kryeministri premtoi lehtësi nga qeveria për këtë investim.

rama-tap1

Në mënyrë simbolike, Kryeministri firmosi me një prej vizatimeve të tij.

Erjon Todhe/Tv Klan