Nisja e procedurës për zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm siç propozon Euralius, sa kohë ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë siç e parashikojnë ndryshimet kushtetuese, ka detyruar Kryeministrin Rama të thërrasë në një mbledhje në Kryeministri anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve.

Procedurën për zëvendësuesin e përkohshëm të Adriatik Llallës do ta drejtojë ky komision. Emri i përzgjedhur i kalon seancës plenare që e miraton me një shumicë të thjeshtë të deputetëve të pranishëm në sallë.

Një tjetër çështje që Rama ka diskutuar me deputetët e tij është dhe ajo për procedurën e shkarkimit të kryetarit të KQZ Klement Zguri.

Të dyja këto çështje pritet të kalojnë për votim në seancën plenare të datës 30 Nëntor.

Tv Klan