Kryeministri Edi Rama ka folur nga qyteti i Durrësit dhe ka zhvilluar një takim me votuesit për herë të parë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë foli për qeverisjen e mëparshme dhe situatën në të cilën ai e gjeti vendin. Gjithashtu Rama nuk kurseu as batuat për tifozët e Barcelonës. Rama u bëri thirrje qytatarëvë te Durrësit që të votojnë Partinë Socialiste në 18 qershor, sepse PS është fuqia që udhëheq një transformim historik.

“Është e pakrahasueshme shifra e shtëpive që u kthyen në prona dhe shifra e shtëpive që po kthehen në prona këto 3 vite e gjysmë.

Por nuk ka mbaruar se ne nuk do të rreshtim deri kur shtëpia e fundit të jetë bërë pronë  e patundshme e prindërve që erdhën në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, në qytete për një jetë më të mirë.

Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës, mos u mërzisni fare se ju keni Messin ata kanë Saliun. 

Ju keni Neymarin ata kane Lulin. 

As tifozët e Bayernit s’duhet të mërziten. Reali duhet të shohë e të bëjë.

Futbolli është shfaqje dhe ne jemi spektatorë.

Beteja për 18 qershorin nuk është larg dhe ne s’jemi spektatorë, por lojtarë në një fushë ku beteja bëhet për Shqipërinë që duam me shtet, me punë, për mirëqenie. Ku prindërit tuaj që punojnë në shtet duhet të marrin dhe më shumë me pagat e rritura nga qeveria jonë.

Europa që duam është të ndërtojmë këtu një shtet si çdo vend të Europës, një Shqipëri që punon dhe të gjithë nëpërmjet punës të sigurojnë mirëqenien. Nuk është privilegj, por e drejtë e secilit për talentin e tij.

Dëgjoni shumë njerëz që ju thonë mos u merrni me politikë, se nuk ia vlen, këta janë të gjithë njësoj, në fakt sikur të ishim të gjithë njësoj a do ishte Durrësi që kemi sot para se Vangjushi të ishte kryetar bashkie?!

Deri në 18 qershor të gjithë sëbashku duhet të luftojmë derë më derë, fshat me fshat, për votë, të votojmë Partinë Socialiste./tvklan.al