Pas 1 Shkurtit të gjithë qytetarët, të cilët kanë lidhje të paligjshme në Ujësjellës do të ndëshkohen, sipas Kodit Penal. Nga Fieri, gjatë inspektimit të punimeve për Ujësjellësin e ri të Mbrostarit, Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sërish qytëtarëve që të pajisen me matës, pasi për ujin e vjedhur nuk do t’u kërkojë njeri borxhe.

“Deri në 1 shkurt të tërë ata që kanë lidhje të paligjshme, të shkojnë tek ndërmarrja e ujësjellësit, ta legalizojnë lidhjen, kështu do shpëtojnë nga të gjitha borxhet se nuk do i kërkojë njeri borxhe të prapambetura dhe do shpëtojnë nga ndëshkimi pas 1 shkurtit, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë për të gjithë ata që vjedhin ujë.  E po ashtu, për të gjithë ata që janë punonjës të shtetit, kush merr një rrogë nga arka e shtetit, pra nga kontributet e taksave, nuk mundet të mos jetë në rregull me ujësjellësin. Nuk mundet të mos ketë matës, nuk mundet të ketë borxhe ndaj ujësjellësit”.

Falë bashkëpunimit me TAP, investimi në ujësjellësin e Mbrostarit do të furnizojë me ujë 12 mijë banorë të zonës. Gjatë inspektimeve infrastrukturore në qarkun e Fierit, kreu i qeverisë pa nga afër edhe përfundimin e punimeve për rikostruksionin e shkollës “7 Dëshmorët” në fshatin Strumë të Roskovecit.

Tv Klan