Qeveria ka projektuar një investim në të gjithë zinxhirin e edukimit në bashkinë e Laçit, që nis nga kopshti e përfundon në gjimnazin e qytetit. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve kryeministri ishte në Laç ku inspektoi investimet në infrastrukturën arsimore dhe nga ku premtoi të tjera projekte për arsimin dhe shëndetësinë.

“Në buxhetin e vitit tjetër kemi një tjetër paketë të rëndësishme, me 300 qendra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë me standarde europiane dhe me po kaq shkolla të rindërtuara kompletojmë më në fund të gjithë nevojën e trashëguar prej çerekshekulli që faktikisht na mbeti në dorë me gjithë këto gërmadha të tmerrshme nga të katër anët e Shqipërisë për shkak të mungesës së prioritizimit dhe të vëmendjes të fokusuar hap pas hapi,” 

Kryeministri Rama është ndalur edhe qendrën e qytetit ku inspektoi sheshin e rindërtuar dhe hapësirat e rikualifikuara si pjese e projektit te  Rilindjes Urbane.

Tv Klan