Mbledhja e katërt e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet më 27 nëntor në Korçë. Vendimin e bëri publik vetë kryeministri Edi Rama pas takimit me zv/kryeministrin e parë dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Me zv/kryeministrin dhe minsitrin e Jashtëm të Kosovës, pas një takimi ku dakordësuam dhe mbledhjen e dy qeverive. Korçë 27 nëntor, 28 nëntor në Vlorë për flamurin”,

shkruan kreu i qeverisë Edi Rama në rrjetet sociale.

Pak minuta më pas këtë vendim e konfirmoi edhe numri dy i qeverisë së Kosovës Behgjet Pacolli.

“Kufij europiane midis Kosovës dhe Shqipërisë; Mbledhja e përbashket e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve”,

shkruan Pacolli.

Ende nuk dihet mbi vendimet apo temat e bisedës së këtij takimi.

Mbledhja e përbahskët mes dy qeverive, është një vendim që nisi me mandatin e parë të qeverisë Rama. E para u mbajt më 11 janar 2014 në Prizren. Një vit më pas, në 23 mars të 2015 me moton “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr” u zhvillua në Tiranë, mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverive.

Aty u firmosen 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle. Mbledhja e tretë mes dy qeverive u mbajt në prishtinë më 3 qershor të vitit 2016.

Në vizitën e tij në TIranë, zv/kryeministri Behgjet Pacolli u takua edhe me Presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si element kyç në promovimin e stabilitet në rajon. Tv Klan