Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas skandalit të TVSH -së, për të mos dhënë sinjalin e transmetimit të Parlamentit për kanalet televizive private.

Duke folur nga salla e Kuvendit, Rama tha TVSH nuk mund të ketë ekskluzivitet mbi hapësirën e jetës parlamentare dhe se ka ardhur koha që Kuvendi të ketë televizionin e tij. 

Deri më sot jemi në kushtet e një shërbimi komunist, në kushtet e demokracisë. TVSH nuk mund të ketë asnjë ekskluzivitet mbi hapësirën e jetës parlamentare, si në çdo shtet, kuvendi duhet të ketë televizionin e vet, duhet të ketë shërbimin e vet, për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Si në çdo vend normal dhe në çdo vend ky shërbim jepet nga ekrani i Kuvendit. Është koha që kjo të bëhet edhe në Shqipëri. Si çdo vend tjetër nuk mund të ketë 25 kamera në sallën e Kuvendit, nuk është nevoja për të gjithë këto burime njerëzore, mjafton një regji qendrore e Kuvendit, e cila ua jep shërbimet të gjithë të interesuarve.

Ligji që i imponon TVSH-së dhënien falas të veprimtarisë së Kuvendit është thjeshtë një adoptim në kushtet e demokracisë, e një situate komuniste. Kërkesa e TVSH-së për t’ua shitur apo imponuar televizioneve private në këmbim të pagesës, apo dhënien me sinjalin e TVSH-së është diçka që i takon së shkuarës, sepse asnjë televizion nuk mund ta ketë këtë ekskluzivitet”

, tha Rama./tvklan.al