Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kritikave të deputetit kosovar të Vetëvendosjes Albin Kurti sa i përket demarkacionit Kosovë-Mal i Zi.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Kryeministri shkruan se kufijtë nuk ndërtohen mbi bazë opinionesh dhe i kujton deputetit kosovar se nuk fal as det dhe as tokë.

“I dashur Albin! Faktet s’janê opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”

, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Më herët, Albin Kurti reagoi në facebook për deklaratat e djeshme të Ramës që i kërkoi Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj të mbyllë sa më shpejt çështjen e kufirit me Malin e Zi.

 

“Z. Rama pra po kërkon që, kundër asaj që dëshmohet në harta, në dokumente zyrtare, nga profesionistët ekspertë, në mbamendje institucionale, në kujtesë popullore dhe me peticionin masiv qytetar, të përkrahet një marrëveshje e padrejtë që ia heq Kosovës 8.200 ha. të territorit”,

ka shkruan Kurti në Facebook për këtë temë.

/tvklan.al