Ulja e nivelit të kredive me probleme, të cilat në gusht arritën në 21.44%, mbetet një nga sfidat kryesore në vazhdim si për qeverinë ashtu edhe për Bankën e Shqipërisë.

I pranishëm në konferencën Kombëtare të Bankës së Shqipërisë, Kryeministri  Edi Rama tha se borxhi ka hyr në trend rënës, financat janë konsoliduar dhe qeveria është në gjendje të bëjë rritje rrogash dhe pensionesh

Ndërsa sipas një analizë të bërë nga Banka e Shqipërisë për pasojat e Brexit edhe pse në efekte të vogla, dalja e Britanisë se Madhe nga BE, nuk mund të kaloje pa lënë gjurmë negative edhe në Shqipëri./ TV KLAN