Kryeministri Edi Rama urdhëron të ushtrohet kontroll administrativ dhe ligjor në Ministrinë e Arsimit.

Në shkresën e siguruar nga Television Klan dhe që mban datën e sotme, Kryeministri Rama urdhëron nisjen e  kontrollit në këtë institucion, që drejtohet nga ministrja teknike Mirela Karabina, lidhur me zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerezore, gjatë vitit 2017.

Ky urdhër i Kryeministrit vjen menjëherë pas konstatimit nga një audit i vetë Ministrisë së Arsimit për 35 shkelje që lidhen me emërimet.

Sipas MAS, këto shkelje janë bërë nga minsitrja teknike Mirela Karabina, gjatë dy muajve në krye të Ministrisë.

Vetë Ministrja Karabina reagoi duke thënë se

“mirëpret grupin e kontrollit të Kryeministrisë, për të verifikuar strukturat përgjegjëse që janë të ngarkuara me menaxhimin e burimeve njerezore, gjatë vitit 2017”.

Tv Klan