Që Kryeministrit të mos ndihej vetëm në Koventën e gruas socialiste në ditën e festës së tyre, Kryetarja e Forumit të Gruas kishte ftuar dhe Gramoz Ruçin, Blendi Klosin, Pandeli Majkon dhe Taulant Ballën.

Përpara vajzave dhe grave socialiste Rama ka zbuluar si ka nisur dita e tij këtë 8 Mars.

E ndjerë e lënë pas dorë, Deputetja Arta Dade, e cila këto kohë i është bashkuar Deputetit Ben Blushin e akuzat për shkelje të statutit të Partisë nuk ka nguruar t’i thotë hapur pakënaqësinë e saj Kryeministrit, i cili e kishte batutën gati madje dhe me shumë nënkuptime në kulmin e debatit për pengimin e garës për kreun e Partisë Socialiste.

Me batutat e tjera që shkëmbeu me Deputeten Senatore të Partisë Socialsite, Rama i dha përgjigje dhe vëmendjes së madhë që ju kushtua mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar, ku ai pati debate të ashpra verbale me Ben Blushin.

Tv Klan