Edhe pse Lulzim Basha e deklaroi të prishur paktin e 18 Majit me Ramën, dashuria e Edi Ramës për kreun e Partisë Demokratike duket se vazhdon.

Këtë lë të kuptohet vetë kryeministri Edi Rama. Megjithëse fjalimi i Bashës në parlament ishte i ashpër dhe i mbushur me plot akuza kundër Ramës, kreu i qeverisë zgjodhi të mos i kundërpërgjigjet, por për më tepër e postoi atë të plotë në televizionin e tij ERTV në Facebook, ku ka mbi 1 milion ndjekës.

Jo vetëm kaq. Por kryeministri postoi edhe një Twitter për Azem Hajdarin, në kohen kur Basha la parlamentin për te mbajtur një fjalim para memorialit të tij, në përvjetorin e vrasjes. Kryeministri e ka ftuar vazhdimisht Bashën, edhe pas fitores se zgjedhjeve, qe te vazhdojnë bashkëpunimin ne frymën e harmonisë që gjetën me 18 Maj. Këtë frymë ai vazhdon ta ruajë pavarësisht ashpërsisë që tregoi Basha në fjalën e tij të parë në Kuvend si kryetar i Partisë Demokratike.

Tv Klan