Bashkia e Tiranës është optimiste se përpara fillimit të verës së ardhshme mbikalimi në kryqëzimin e Rrugës se Kavajës me Unazën e Re do të jetë funksional.

Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj kanë inspektuar punimet që po kryen në këtë projekt, qe financohet nga buxheti.

Kryeministri premton se qeveria do ka në planet e saj financimin e një sere projektesh infrastrukturore në Tiranë.

Në këtë segment të Unazës së Madhe me gjatësi 1.4 kilometra janë parashikuar përveç aksit kryesor me 4 kalime edhe dy rruge paralele në të dy krahët, si dhe ndërtimi i dy mbikalimeve, një në zonën e Selitës dhe një ne rrugën e Kavajës.

Aktualisht po punohet për realizimin e shtresave asfaltike, të trotuareve dhe në sinjalistikë./ TV KLAN