Rama

Në pritjen e organizuar me rastin e Festës së Çlirimit kreu i qeverisë Edi Rama, teksa ka paralajmëruar se vendi ynë ndihet i kërcënuar nga ISIS, ka zgjedhur të flasë me gjuhën e paralelizmit mes luftës së shqiptarëve kundër nazizmit dhe qasjes aktuale botërore kundër terrorizmit.

Duke risjellë në vëmendje të rënët e luftës Nacional Çlirimtare, ai përkujtoi edhe viktimat e 13 nëntorit në Paris. Për kreun e qeverisë ky 29 nëntor është ndryshe, pasi festojmë Çlirimin nga nazistët ndërsa duhet ende të luftojmë për paqen.

Më herët në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet, drejtuesit më të lartë të shtetit dhe qeverisë përkujtuan në një ceremoni zyrtare 71- vjetorin e Çlirimit të vendit.

Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Valentina Leskaj si N/Kryetare e Kuvendit dhe personalitete të jetës politike në vend, vendosën kurora me lule pranë monumentit Nënë Shqipëri.

Tv Klan