Pa u mbushur një javë nga nënshkrimi i marrëveshjes, kryeministri Rama përpara mbështetësve të tij në Kashar, kërcënon PD-në se do ta prishë atë nëse brenda majit nuk përzgjidhen anëtarët që do të përbëjnë organet e Vettingut.

Kryetari i PS vazhdon të përsërisë se marrëveshja që arriti me demokratet ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që e duan të ardhmen e tyre ndryshme dhe pjesë të Europes.

Edi Rama mandatin e parë 4-vjeçar e cilëson si pjesën e parë të një ndeshje ndaj ai kërkon të luajë dhe pjesën e dytë, për të cilën i duhen 71 mandate në parlament.

Tv Klan

—–

Rama: Vetting-u është arsyeja pse bëmë marrëveshje me PD

Paraditen e kësaj të mërkure Kryeministri Edi Rama sëbashku me Kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri po zhvillojnë një bashkëbisedim me qytetarët në zonën e Kasharit.

Takimin e hapi Kryebashkiaku Erion Veliaj që e nisi fjalën e tij duke u thënë qytetarëve se,

ne nuk kemi nevojë vetëm për të shtruar rrugë mes njëri – tjetrit por për bashkëpunim. Ne mund t’iu shohim në sy edhe t’ju themi se me sigurinë më të plotë mund ti dërgoni fëmijët në çerdhe dhe kopshte. Nëse më jeni vërtet mirënjohës ashtu siç më thoni atëherë ju kërkojë diçka, të votoni PS që të bëjmë punë të mirë,

ka mbyllur fjalën e tij Veliaj.

Ndonëse në fjalën e tij Saimir Tahiri i’u shpreh qytetarëve se ‘

nëse shohim nga njëri – tjetri atëherë asgjë s’do të bëjmë, asnjë punë s’do të mbarojmë. E di që punët as do të mbarojnë e as do të fillojnë të gjitha me datë 25 Qershor, por duke votuar Partinë Socialiste ne këto punë do t’i përfundojmë sëbashku. Më datë 25 mos e shpërndani votën sepse ka vetëm një zgjidhje Edi Rama dhe Partia Socialiste.

Kryeministri Rama e hapi fjalimin e tij duke i kthyer përgjigje ish – Kryeministrit Sali Berisha;

“Sali në qoftë se PD nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me ne duhet të përzgjedhin nga lista e ekspervetëve anëtarët e ‘Vetting’ – ut marrëveshja është e prishur. Vetting -u është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen me Partinë Demokratike”

.

“Nëse doni sërisht që fëmijët tuaj të mos i kuptojnë librat e shkollës e të mos i kuptoni as ju vet, atëherë votoni PD. Një libër thot që Shqipëria u çlirua me 28, një tjetër thot që u çlirua me 29 Nëntor, një tjetër thot që u çlirua mes 28 dhe 29, atëherë votoni PD dhe do e marrin vesh fëmijët tuaj se kur u çlirua.”

Kryeministri Rama me qytetarët u Kasharit tregon se si “

PD i ble njerëzit me disa copa byrek apo me disa copa bakllava edhe të mos votojnë PS, dhe njerëzit me kaq gënjehen me byrek. Nuk jemi ne më të mirët dhe shyqyr që kemi gratë se pa to ne do të ishim bërë tym. Si ka mundësi që Gjykata pas divorcit fëmijët ia jep burrit dhe jo gruas? Sepse burri jep lek dhe përfundon që i çon tek mami vet. Nuk besojë se këtu ka ndonjë burrë që rrihet nga gruaja, por edhe nëse ka duhet të ndihet i nderuar. Është diktatura më e rëndë në kokat e Shqiptarëve, diktatura e Gjykatësve dhe Prokurorëve. Nëse nuk e doni më këtë diktaturë votoni PS me datë 25 Qershor. Ne kemi fuqitë më të mëdha që ata dolën nga çadra, ne kemi 1 popullin dhe 2 partnerët ndërkombëtar. Këto 2 forca nuk mund të zbrapsen dot më me gënjeshtra hajde të bëjmë Republikën. Republika është një dhe ajo është Republika e Shqipërisë dhe ka një flamur kuq e zi. Me 25 Qershor sytë do t’ju shohin vetëm kuq e zi. Pastaj se kush është kuq e zi jo nga ato që thot por nga ato që bën atëherë votoni PD, Fahri Balliun. Nuk ka asnjë vend për të humbur, mos leni komshi pa e kap që është me PD e ti thoni të votojnë PS, sepse Luli në fund të fundit do të jetë në punë do e marrë rrogën e tij. Të na e japin ne timonin, se kush do jetë pasagjer e shohim, por timonin duhet ta kemi ne. Nuk mjafton reforma në energji që bëmë, duhet të bëjmë akoma më shumë. Ka akoma zona në Shqipëri ku me një të fryrë ikin dritat dhe rrinë në errësirë sepse ka akoma tela të kohës së vjetër. Po kështu do të jetë për të gjithë sektorët, ku do të trajtohen edhe më shumë mësuesit, për vetpunësimin kemi shumë më shumë për të bërë.” 

/tvklan.al