Pastrimin e radhëve të pallatit të drejtësisë nga prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar përmes Vettingut, kryeministri e lidh me nevojën për t’i dhëne fund çdo padrejtësie që përmes vendime të tyre ata i kanë bërë qytetareve, por dhe vetë shtetit duke favorizuar individë që ju japin rryshfet në dëm të tij.

Të njëjtin qëndrim kryeministri ndau dhe me përfaqësues të minoritetit grek në Sarande, më të cilët foli për situatën e krijuar me çështjen e pronave nga vendimet e padrejta gjyqësore, por këtë e pa të udhës të sulmoi dhe kryetarin e partisë së tyre, Vangjel Dulen i cili pavarësisht se kishte një marrëveshje parazgjedhore koalicioni me Ramën prej 1 viti është rreshtuar në oborrin e opozitës.

Kryeministri foli dhe për debatet e lindura mes shtetin greke që sipas tij ka lindur për shkak të qëndrimit te tij pro çështjes çame, ndërsa fajësoi paraardhësit se dhe në këtë drejtim janë fajtor se kanë ndjekur një politikat e duhura në diplomaci.

Përfaqësuesit e minoriteteve Rama i mblodhi në forumin për ligjin e ri që qeveria po harton për të drejta e minoriteve në vend.

Tv Klan