Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Rama uroi ministrin për detyrën e re dhe më pas u ndal të puna që ka bërë Policia e Shtetit në tre vite e gjysëm. Sipas tij, Polica e Shtetit është institucioni më i besueshëm për opinionin publik. Kreu i qeverisë tha se viti 2017 do jetë viti që do t’i vendosë kapak luftës ndaj kanabisit.”

Rezultatet inkurajuese kundër kultivimit të kanabisit në kemi të gjitha arsyet për ta quajtur vitin 2017, vitin që i vendos kapak luftës kundër kanabisit

”  tha Rama.     

Asnjëherë nuk mund të harrojmë se tre vjet e gjysëm më parë Policia e Shtetit ishte një institucion po aq i pabesueshëm sa gjykatat dhe prokuroria, por pas tre vite e gjysëm bazuar jo në mendimin tonë për në raportet e institucioneve evropiane Policia e Shtetit është shumë lart.

Në shumë drejtime duke filluar nga rritja eksponenciale e numrit të telefonatave në drejtim të Emergjencave Kombëtarë, numri 130, apo nga rritja  e vazhdueshme e aplikacionit digjital. Dhe ajo që është motivim, krenari dhe kënaqësi për të vazhduar më tutje me vendosmëri është reagimi gjithnjë e më pozitiv i qytetarëve pas telefonatave dhe denoncimeve të tyre për shkelje të rregullave.

Sfidat janë të mëdha duke filluar për një përshkallëzim të thellë në luftën kundër kanabisit. 

Pas shkatërrimit të republikës së turpit në Lazarat dhe rezultateve kundër kultivimit të kanabisit kemi të gjitha arsyet që ta konsiderojmë 2017 vitin që i vë kapak kësaj historie të gjatë, që nuk filloi në 2013, por që në 2017 janë të gjitha premisat që të ketë edhe epilogun e saj. Puna e nisur me kontrolle për të parandaluar mbjelljen e kanabisit si dhe zbritja deri në përgjegjësi personale për çdo punonjës policie për çdo rrënjë të kultivuar përbën bazë inkuarjuese që në vjeshtë të dalim krenarë përballë popullit dhe partnerëve dhe ti japim Shqipërisë një notë pozitive në raport me këtë fenomen të trashëguar nga e shkuara dhe të zhvilluar në vite.

Kemi sekuestruar 100 mln eurove pasuri kriminale krahasuar me qeverinë e mëparshme e cila ka  sekuestruar vetëm 1 milion euro

 Ka rënë numri i vrasjeve falë punës se policisë. Zero vrasje për gjakmarrje në 3 vitet e fundit përbën një tjetër arsye për të qenë krenar dhe optimist se shumë mund të bëjmë.

Histori suksesi e njohur botërisht është policia rrugore dhe do vijojë”./

tvklan.al